Shembjet në brezin e rërës në Shëngjin, pronarja e objektit përplaset fizikisht me policinë

9 Maj 2019, 14:28

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve përgjatë brezit të rërës në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve. Një grua u përplas fizikisht me policinë, duke kundërshtuar prishjen e objektit për të cilin pretendon se ka të gjithë dokumentacionin përkatës. Ajo e konsideron këtë  ndërhyrje si selektive.

Janë gjithsej 40 objekte me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT. Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të  Shëngjinit. Në terren zbritëm forca të shumta policie për të  mos lejuar të  ketë  përplasje mes punonjësve të IKMT dhe pronareve të  bizneseve.