“Shëndetësia më keq se drejtësia” denoncimi i qytetarit: 1 milion lekë operacioni, më kanë rrjepur

24 Shtator 2020, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2020-09-24 10:39:14

Shumë fortë e ka denoncuar sistemin e shëndetësisë dhe mjekët një telefonues në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria tha se pagat e mjekëve dhe infermierëve nuk duhet të rriten sepse ata bëjnë korrupsion, marrin deri në 1 milion lekë për operacion dhe tregoi historinë personale kur tha: “ Mua doktorët më kanë rrjepur”.