'Shendetësia që duam', flet kryeministri Edi Rama

4 Mars 2021, 10:03 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 11:41:09

TIRANË- Pas Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama është ndalur te Shëndetësia, një nga pikat më të forta, siç ai e ka cilësuar të qeverisë së tij. Kjo për shkak se sistemi shëndetësor nuk u gjet "gafil" nga pandemia e COVID, e ndërsa thotë se është shumë kurioz ta dinte se qeveria e atëhershme do e kishte përballuar luftën me këtë virus. Rama është shprehur se në kohën e PD-së, spitalet ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa thotë se tashmë ato janë godina me standarte europiane.

Sipas Kryeministrit denoncimet e forta të bëra nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Halim Kosova, treguan qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës."A mund t'u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë", tha ndër të tjera Kryeministri", nënvizioi Rama.