'Shengeni Ballkanik, i parakohshëm'/ Kurti te '5 Pyetjet': 'Ohri' u bë me ngut! Rama mos nxitohet! Të heqim më parë barrierat mes nesh

11 Nëntor 2019, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2019-11-11 22:48:51

Albin Kurti shprehet se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.

Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë e bëri ekskluzivisht për Report TV për gazetarin Ilir Babaramo.

Pavarësisht kontradiktave që ka me presidentin e Kosovës HashimThaçi, Kurti ka deklaruar se takimi  i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ndiqni intervistën e plotë të Albin Kurtit në Report Tv në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.