Deklaratave të liderit të LDK Isa Mustafa se minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e re, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se është befasuar nga kjo gjë. Ai tha se kjo është e tepërt ndërsa shtoi se i ka vënë kusht kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të në shengenin ballkanik të përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve.
"Jam i befasuar nga deklarata e Isa Mustfaës. Të flasësh për këtë proces për një proces që rikrijon Jugosllavinë është e tepërt dhe jo fort elegante. Çfarë është shengeni ballkanik. Ai është refuzuar nga BE dhe Serbia. Kjo e ka parë si kërcënim. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim sepse sheh interes që të përfitojë nga shtetet e tjera ne kundërvihemi. Sa herë është folur për hapjen e kufinjve, është vënë kuja për Shqipërinë e madhe. Unë i kam thënë Vuçiç se nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë ne nuk përfshihemi. Kam dëgjuar nga Albin Kurti që ka thënë se Kosova është mirë të jëtë në tryeza por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind njeri. Janë liderët e Kosovës që vendosin", tha Rama.