Shëngjin, prej vitesh mungojnë investimet.Premtime të përvitshme, asnjëherë të realizuara

8 Shkurt 2019, 21:49

Prej vitesh zona turistike e Shëngjinit nuk ka para investime të mirëfillta sa i përket infrastrukturës rrugore. banorët e këti qyteti shprehen se vetëm në kohë fushatash premtohet, por pasi ato përfundojnë gjithçka mbetet si më parë. Shëngjini mbetet një nga zonat mjaft të frekuentuar sa i përket turistëve të huaj dhe vendas
Çdo fillim viti premtohet se do të rehabilitohen rrugët, por deri tani kanë kaluar shumë vite dhe asgjë nuk është bërë. Ndërsa kjo është gjendja në të cilen ndodhen blloqet e banimit në qytetin turistik të Shëngjinit. Lëvizja e qytetareve në kohë më shi është mjaft e vështire përshkak të gropave dhe baltes që krijohet. Ata thonë se është e papranushme që një zonë turistike si Shëngjini të lihet në këtë gjendje. Premtimet janë të vazhdueshme, madje në kohë fushatash hidhet ndonjë dorë asfalt në rrugët e qendrës, por pa përfunduar akoma fushata rrugët prishen sërishAdministratori i Shëngjinit Gjok Caci thotë se problematika në fjalë është e njohur për Bashkinë e Lezhës dhe me buxhetin e këtij vitti është parashikuar që të investohet.Katër muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale dhe premtimet nga bashkia e Lezhës vetëm kanë nisur se në Shëngjin do të ketë investime. Ndërkohë që po të kthehemi vetëm një vit para u premtua për një rrethrrotullim në hyrje të rrugës së Shëngjinit, u premtuan trotuare, ndricim, por deri tani nuk është bërë asgjë.