SHËNIM / Covid-19, situata është alarmante por në Shqipëri ecim më mirë se në vende të tjera

3 Nëntor 2020, 18:58

Për të kuptuar se si po ecën epidemia e Covid-it në Shqipëri, pa histerizma dhe pozicione partiake, duhet të kemi parasysh të paktën 4 parametrat objektive, të cilat janë të njëjtat që janë në bazë të analizave në të gjithë botën. E para quhet faktori RT, dmth sa persona të tjerë infektohen nga çdo i sëmurë. Italia ka vendosur faktorin 1.5 si kufi limit përtej të cilit deklarohet zona e kuqe, ku aplikohen masa lockdoën totale ose të pjesshme. Faktori RT 1.5 tregon një nivel epidemie alarmant. Mesatarja botërore e faktorit RT aktualisht është 1.1. Mesatarja në Itali aktualisht është 1.75, në Gjermani 1.56, në Francë 1.37. Në rajonin e Malit të Zi është 1.38, në Maqedoninë e Veriut 1.44, në Serbi 1.50. Po në Shqipëri? Vendi ynë aktualisht ka një faktor RT 1.33 si Kosova qe ka 1.31, pra më i ulëti në rajon me përjashtim të Greqisë që është niveli 1.13. Në Shqipëri niveli më i lartë u arrit në datën 20 qershor, me një faktor RT 1.60. 

Një element i dytë shumë i rëndësishëm është raporti i të sëmurëve për çdo 1 milion banorë. Statistikat përditësohen që nga fillimi i pandemisë nga ëebsite Worldmeters që monitoron evolucionin e Covid në të gjithë botën. Në këtë statistikë Shqipëria është në vendin e 84 (në vend të parë është vendi me numrin më të lartë të të sëmurëve në raport me popullsinë, që aktualisht është Andorra). Mali i Zi, më keq se Shqipëria është në vendin e 13, Bosnja në vendin e 37, Maqedonia në vendin e 41. Mes 84 vendeve që janë me keq se Shqipëria janë dhe vende me një sistem shëndetësor shumë më të zhvilluar si Izraeli (vendi i 7), Shtetet e Bashkuara (vendi i 15), Franca (vendi 24), Hollanda perfekte (vendi 27) Zvicra (vendi 30), Britania e Madhe (vendi 42),Italia (vendi 57) etj. etj. Një parametër i tretë shumë i rëndësishëm për të matur efikasitetin e sistemit shëndetësor është numri i të vdekurve për milion banorë. Në këtë klasifikim Shqipëria është në vendin e 58, e paraprirë nga vende të rajonit si Mali i Zi (vendi 20), Maqedonia e Veriut (vendi 21), Bosnia (vendi 26) apo Rumania (vendi 28). Por më keq se Shqipëria janë edhe vende me një shëndetësi ekselente si Belgjika (në vend të tretë), Shtetet e Bashkuara (vendi i 10), Britania e Madhe (vendi 13), Italia (vendi 14), Franca (vendi 18), Hollanda efikase (vendi 28), Zvicra (vendi 37) etj.etj. Mes vendeve që janë më mirë se Shqipëria, janë Gjermania (vendi 74) dhe Turqia (vendi 76).