Shënkolli pre e hajdutëve...banorët tregojnë se po u vidhen lopë, keca e dhi

21 Nëntor 2019, 16:40

LEZHE - Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative të Shënkollit në Lezhë, kanë nisur që të bëjnë roje natën, për tu mbrojtur nga hajdutët. Vjedhjet në këtë zonë janë kthyer në një problem shqetësues. Hajdutet veprojnë  gjatë orëve të natës, ndërsa në shënjestër të tyre janë kryesisht bagëtitë. Sipas banorëve, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të goditur grupet e hajduteve të cilët janë kthyer në makthin e tyre.

 ‘Ka nja 4-5 vjet nja 400 krerë bagëti janë vjedhë. Mua më është vjedh një lopë. Babës 4 krerë. Frika është sepse janë rrah njerëzit e janë thy shtëpia’, - tha një nga banorët e zonës.Mu më kanë vjedh lopë e dhi", u shpreh një banor tjetër. 

‘Mu më kanë vjedhë dy keca. Para 5 ditësh u humb një lopë. E kanë marrë ditën ata’, tha një banor tjetër.

Në zonën e Shënkollit janë regjistruar dhjetëra vjedhje gjatë 3 viteve të fundit, duke dëmtuar ekonominë familjare për shumë banore të kësaj zone të cilët e kanë të lidhur jetesën e tyre me bujqësinë.