Shënohet rasti i parë i një të burgosuri me COVID-19 në Shqipëri

21 Prill 2020, 16:14

TIRANË- Konfirmohet rasti i parë pozitiv në burgjet shqiptare. ReportTv mëson se ai është shtetasi italian me inicialet G.C, arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës.

Aktualisht sipas burimeve ai është karantinuar në një qeli të veçuar duke u mbajtur larg nga të dënuarit e tjerë.

Në testin e parë G.C sot 42 vjec ka rezultuar negativ ndërsa në një test të dytë ka rezultuar pozitiv. Ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor për t'u esktraduar në Itali pasi kërkohet nga drejtësia italiane si pjesë e organizatave mafioze.