Shënohet dy raste me gripin AH1N1 në Durrës flet mjeku

9 Shkurt 2019, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2019-02-09 12:08:29

Në qytetin e Durrësit janë shënuar dy raste me gripin AH1N1, të njohur ndryshe edhe si 'virusi i derrit'. Shefi i pavionit të Infektivit në Durrës, Zet Greca shprehet se njëri nga pacientët u largua për në banesë, pasi gjendja u stabilizua, ndërsa rasti i dytë 60-vjeçari K.B ndodhet në terapi intensive.

Ai ka tre ditë që është shtruar në spital. I moshuari ka edhe sëmundje shoqëruese. Shefi i pavionit tha gjithashtu, se janë regjistruar edhe katër raste me fruth, të cilët ndodhen jashtë rrezikut pas vaksinimit.

Në Vlorë pak ditë më parë u raportua se ishin tetë persona të prekur me AH1N1, njëri prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që në Tiranë në javën e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, dy nga Elbasani, një nga Gramshi dhe një nga Lushnja