Shërbime 'ekstra' me nga 5 mijë-30 mijë lekë/ Ktheu qendrën e masazhit në vatër prostitucioni në Tiranë, pranga menaxherit! Rekrutonte femra nga njoftimet në gazetë

11 Nëntor 2020, 14:24

TIRANË- Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë ka rënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni pasi rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. I arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka. Ai akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa hetohen në gjendje të lirë edhe 4 vjaza të punësuara në këtë qendër.