TIRANE-Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se tashmë dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia, pra ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta.
"E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t'i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!