Kryeministri Edi Rama po prezanton programin për Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin.
“Gjërat kanëndryshuar aq shumë. Nuk ishte 70 vjet më parë dhe as 27 vjet më parë por vetëm 7 vite më parë koha kur të gjithë ju për të marrë një copë letër që njga një certifikatë e zakonshme te një dokument vërtetimi duhet të rrinte në rradhë apo e keni harruar. Sa shumë rradha keni bërë për çdo copë letër para 7 vitesh. Më parë njerëzit paguanin për të marrë shërbime, Një dorë zgjatej e tërhiqej për të marrë ca dokumente për një vërtetim të vetëm. Për një vërtetim merrnit disa letra shko atje hajde këtu”, tha Rama.
