Shërbimi 'Fast Track' te Hipotekat/ Kryeregjistruesi Pjetri në Report Tv: Nga 8 ditë, sot qytetarët përfitojnë për 24 orë

17 Dhjetor 2018, 19:10

Nga studio e emisionit “Këndi i Ekspertit” me gazetaren Valbona Mhilli, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, përveç se iu përgjigj pyetjeve të shumta të qytetarëve, ka sqaruar edhe shërbimin më të ri të sektorit të hipotekave, të quajtur “Fast Track”.

9 shërbime të rëndësishme që më parë kërkonin deri në 8 ditë afat për t'u realizuar, tashmë do të jenë të disponueshme për 24 orë. Ai tha se tashmë qytetarët do e kënë shumë më të lehtë për të marrë shërbimet e tyre. 

Përmes “Këndit të Ekspertit” qytetarët sqaruan disa prej problemeve më të mëdha në lidhje me pronat, informacione të cilat ata i quajtën mjaft të dobishme. Ky emision vjen tek ju tre herë në javë me specialistë të fushave të ndryshme.