Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia

12 Mars 2021, 17:38

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Report Tv sjell video nga “përleshja” e Metës, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë. "Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në videoPërjashta, përjashta...maskara, legen", dëgjohet Meta teksa u thotë punonjësve të Bashkisë së Tiranës në një tjetër video. Hyrja me forcë në godinë dhe përplasja do të kishte përfunduar ndoshta edhe me të lënduar, nëse kamerat dhe gazetarja e Report Tv Daniela Maloku, nuk do te ishin brenda selisë së FRD-së, siç është ky moment kur presidenti dhe truproja e tij sulmojnë zyrtarin e bashkisë së Tiranës. Pas përplasjes së turpshme ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë. PD thotë se përdorimi i forcës policore kundër një partie është tregues se Rama është kundërshtar i lirisë. Pak para momenteve të dhunshme, drejtuesi i FRD Shehu po fliste për atë që ndodhi kur policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë