Sherr me sende të forta mes të rinjve në Lezhë, një i plagosur...një i shoqëruar në polici

4 Prill 2020, 21:25

LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes disa të rinjve për motive ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të shtunë, ndërsa mësohet se i riu është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.