Sherr me thika mes dy të rinjve, plagoset rëndë një 25-vjeçar në Tepelenë

4 Korrik 2020, 13:45

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Hormovë në Tepelenë. Ka qenë një zënke mes dy të rinjve në këtë fshat fillimisht verbal ku më pas ka precipituar me përdorimin e thikës.

25-vjecari me inicialet A.S. është plagosur rëndë, pasi u qëllua dy herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.