Sherr me thika për pronën mes tre familjeve në Kukës/ Vëllezërit bëjnë për spital babë e bijë!

27 Tetor 2019, 17:42

KUKES- Një konflikt për pronën mes tre familjeve në Kukës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Tre vëllezër së bashku me një person tjetër kanë qëlluar me mjete të forta dhe mjete prerëse babë e bijë M. Ç. dhe G. Ç.,  dhe të cilët janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy nga vëllezërit janë arrestuar nga policia ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë edhe bashkëpunëtori i tyre, 36-vjeçari me iniciale R.L, dhe D. C., i cili gjatë përleshjes ka qëlluar me mjete të forta këtë të fundit.