Sherr mes 2 personave në një lokal në Vlorë, plagoset një person rreth moshës 45-vjeç

23 Janar 2021, 19:49 | Përditesimi: 23 Janar 2021, 20:01

Plagosje me thikë pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake i plagosur ka mbetur një person rreth moshës 45 vjeç, teksa priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim.  Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një sherri mes 2 personave në një lokal në këtë zonë.

r.k./Shqiptarja.com