Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në Vlorë. Mësohet se pesë të rinj janë përfshirë në një sherr.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia", por ende nuk dihen shkaqet e sherrit. Policia njofton se tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
