Sherr në koncert, Alban Skënderaj ndërpret performancën

26 Korrik 2019, 12:38

Alban Skënderaj ka qenë një ndër të ftuarit specialë të ‘Beer Fest’ në Prishtinë që hapi siparin mbrëmjen që shkoi. Por ndryshe nga çdo herë tjetër kur të gjithë shijojnë performancën e artistit të njohur, mbrëmja u shoqërua me një incident që nuk mund të anashkalohej.

Disa të rinj, të pranishëm në publik kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta dhe Albani është detyruar të ndërpresë performancën, ndërkohë që ju ka bërë thirrje të ndalojnë.

Video është siguruar nga ‘Telegraf’ dhe në të duket qartë që situata ka dalë jashtë kontrolli. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe ka vazhduar për disa minuta, ndërsa më vonë sipas mediave kosovare, 6 persona janë arrestuar për këtë ngjarje.