Sherr në lokal, korçarin e dehur e bëjnë për spital, policia pret t'i dalë alkooli që të nxjerrë emrat

11 Dhjetor 2019, 22:49

KORÇE-Një person është paraqitur në spital me dëmtime në kokë, ndërsa sipas burimeve nga policia dyshohet të jetë goditur me mjete të forta në një nga lokalet e qytetit pas sherrit.

Ende nuk dihet se sa persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin përderisa dëshmia e të plagosurit mbetet e paqartë për policinë pasi i plagosuri është i dehur.