Sherr në lokal, plagosen me armë tre persona pranë Pallatit të Sportit në Elbasan

2 Gusht 2019, 18:24 | Përditesimi: 2 Gusht 2019, 21:28

ELBASAN-Tre persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal pranë Pallatit të Sportit, sipas të dhënave të para. 

Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa janë dërguar me shpejtësi në spital

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit për breshërinë e armëve të zjarrit. 

Elbasani ka qenë gjithmonë një qytet problematik përsa i përket përplasjes së grupeve kriminale.

b.ha./Shqiptarja.com