Sherr për pronën në Tiranë, ish-ushtaraku i dënuar për dezertim vret me grushte 61-vjeçarin: Kishim konflikte

28 Gusht 2020, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2020-08-28 17:03:15

TIARNE-U raportua si një vdekje natyrale për rrëzimin nga shkallët, hetimet e komisariatit numër tre zbulojnë krimin makabër. Në orët e vona të së mërkurës policia do të njoftohej se në oborrin e banesës së tij ishte gjetur pajetë 61 vjeçari Dorian Latollari.

Pas hetimeve dhe ekspertizës në mjekësinë ligjore rezultoi se Latollari kishte humbur jetën për shkak të goditjeve me grushte dhe sende të forta. Përgjimet e prokurorisë dhe ndjekja e policisë zbuloi se pas këtij krimi makabër fshihej ish ushtaraku i dënuar për dezertim Fatmir Demiri 37 vjeç.

Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, por pasi ka mohuar fillimisht krimin, i vënë përballë provave ka pranuar autorësinë duke thënë se me Latollarin kisha konflikte të vjetra, ndaj e godita disa herë deri sa ndërroi jetë“.

Krimi ka ndodhur në një rrugën Haxhi Hysen Dalliu në tiranë shumë pranë komisariatit numër tre dhe prokurorisë, të cilat pas një hetimit 48 orësh zbuluan dhe ish ushtarakun vrasës.

Hetuesit dyshojnë se motiv i krimit ishin konfliktet e pronësisë pasi autori dhe viktima banonin në të njëjtën rrugicë të kësaj lagje pranë qendrës së Tiranës.