Sherr për varkat e peshkimit në shëtitoren e Sarandës, vritet me thikë peshkatari! Arrestohet autori

7 Qershor 2022, 15:31

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Sherri për varkat e peshkimit i mori jetën 43-vjeçarit Kledi Koka. Gjatë një konflikti në shëtitoren e Sarandës, Jorgo Golemaj ka nxjerrë thikën duke e goditur me kurriz Kokën, të cilit i shkaktoi plagë të rënda.