'Sherri' i plotë Gjoni-Braçe-Shalsi, ndërpritet seanca plenare

17 Tetor 2019, 14:30

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak se deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni është përpjekur të marrë fjalën në kohën kur në foltore po fliste ministri Eduard Shalsi. Pas replikave në distancë me zv. kryeministrin Erion Braçe ai është afruar të marrë fjalën, ndërsa Hysi ka kërkuar 5 minuta pushim, deri në qetësim situatës.