Sherri me Laskajn, Mema: Ngoo është shumë sensibël, por nuk reagon pa arsye

2 Prill 2019, 17:25

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, me Tiranën që do të udhëtojë në Laç 4 ditë pas sherrit në tunelin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Për atë që ndodhi mes sulmuesit Majkëll Ngoo dhe presidentit Pashk Laskaj, trajneri i Tiranës Ardian Mema deklaron:

"Majkëlli është shumë sensibël dhe shumë njeri i mirë. Nuk reagon kot, kjo është ajo që dua të them."

Ndërkohë sa i përket rezultatit Tirana ka hedhur një hap të sigurtë në ndeshjen e parë, ku ka fituar me shifrat 3-0. I pyetur se çfarë duhet të bëjë Tirana për takimin e kthimit Mema përgjigjet:

"Tani thjeshtë duhet të menazhojmë rezultatin, të jemi shumë të kujdesshëm, të jemi në ekulibër dhe të mbarojë si duhet kjo ndeshje në favorin tonë."

Ndryshe nga Tirana, Partizani ka një sfidë shumë të vështirë në Gjirokastër, pasi në ndeshjen e kthimit duhet të përmbysë humbjen 1-2 që pësoi në “Elbasan Arena”. Të kuqtë në deklaratat e tyre janë shprehur se do të bëjnë maksimumin për të përbyur rezultatin, ndërsa vetë presidenti Demi ka theksuar se do të ketë gjobë për lojtarët nëse nuk ia dalin.

Ndërkohë në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja e kthimit mes Kukësit dhe Teutës, ndërsa kujtojmë që ndeshja e parë në Durrës ka përfunduar me shifrat 2-2.

Sfida tjetër çerekfinale mes Skënderbeut dhe Kamzës nuk do të luhet për shkak të pezullimit të këtyre të fundit, me korçarët që kanë siguruar kualifikimin direkt në çerekfinale.