Sherri me policët e burgut të Fushë-Krujës, gjykata jep masën për tre kushërinjtë nga Nikla! (Dëshmia)

24 Gusht 2020, 15:30

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën arrest me burg për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë. Qëllimi i kushërinjve ishte t'i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.