Sherri me policin, flet administratori i portalit në Fier: Vajza nuk ka lidhje me ngjarjen

26 Prill 2020, 11:17

Administratori i një portali në qytetin e Fierit, Xhoel Osmënaj ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, e ndërsa shprehet se nuk i njeh Anxhelo Bardhin dhe Daniel Ristën. Ai shprehet se nuk janë konfliktuar më herët dhe se nuk e di se përse e kanë qëlluar.

"Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj  ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje", tha Osmënaj.