Pamje të rënda nga sherri në Kavajë, me një vajzë të vogël për dore i riu sulmon me thikë e grushte të moshuarin

20 Shtator, 17:36 | Përditesimi i fundit: 2020-09-20 21:28:57

KAVAJË - Me një vajzë të vogël për dore dhe me një thikë në dorën tjetër, Rizan Aliu nga Kavaja hyri në mes të një lokali në këtë qytet, duke dhunuar e plagosur një qytetar.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv janë disa momente nga konflikti që për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi 3 ditë më parë.

Në bar kafen ku është regjistruar ngjarja shihet Rizan Aliu teksa futet brenda në lokal në orën 19:46 minuta te data 17 shtatori i shoqëuar dhe nga një vajzë e vogël.

Menjëherë Aliu, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë, ka shkuar në drejtim të të moshuarit të identifikuar si Besnik Çelmeta duke e qëlluar këtë të fundit fillimisht me grusht e më pas me thikë siç shihet edhe në këto pamje. 

E gjithë ngjarja është zhvilluar në pak sekonda me autorin që pasi e ka goditur brutalisht të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda largohet nga ambjentet e bar-kafesë duke mbajtur në dorë dhe thikën me të cilën goditi Besnik Çelmetën.

Për të shuar këtë konflikt kanë tentuar të ndërhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal, por duke qenë se autori ka qenë i armatosur ata kanë preferuar të mos ndërhyjnë por kanë zgjedhur të largohen.

Kategori të tjera