Kryesuesi i PS në listën e Tropojës Petrit Malaj ka sqaruar në një intervistë për Report Tv se ka pasur një përplasje të fortë në qendrën e votimit në Lekbibaj. Me përfaqësuesin e PS në këtë zonë janë konfliktuar një grup përfaqësuesish të PD të cilët sipas Malajt e kanë marrë dhe e kanë goditur dhunshëm. Më pas Malaj thotë se grupi i PD e ka futur në një dhomë dhe e kanë goditur me sende të forta. Lidhur me rastin PS ka bërë denoncim ndërsa policia vijon zbardhjen e ngjarjes