Sherri para finales së Conference League me tifozët holandezë, shqiptarin e qëllon shoku me karrige në kokë

27 Maj 2022, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 15:14:43

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur një natë para ndeshjes Roma-Feyenoord, ku një shqiptar mbeti i lënduar dhe përfundoi në spital pas përplasjes me tifozët holandezë. Një 45-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodhej grupi i ultras holandez. I plagosuri ndodhet në spital por nuk rrezikon jetën.

Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, por pronari i lokalit 'Europa Caffe' ku ka ndodhur ngjarja, ka treguar për median italiane ‘La Repubblica’ që 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij.

  •