Sheshi 'Nënë Tereza' mbushet nga fëmijët me dyrrotakë, Veliaj: Do të ngrihet ‘Akademia e biçikletave’

2 Qershor 2020, 16:23

Në Ditën e Biçikletave, kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua dhjetëra vogëlushëve, që po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Veliaj tha se shumë shpejt do të hapet edhe “Akademia e Biçikletës”, e cila synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.