Shet dy herë të njëjtin apartament, ndalohet nga policia biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

9 Qershor 2018, 16:13 | Përditesimi: 9 Qershor 2018, 16:14

Shiti dy herë të njëjtin apartament tek blerës të ndryshëm duke i marrë palëve 30 dhe 35 mijë euro në total 65 mijë euro, prangoset nga policia ndërtuesi Besnik Allmuca.

Allmuça është pranagosur nën operacionin e koduar “Banesa 2” ndërsa hetimet janë kryer nga krimi ekonomik në tiranë.

Për të mashtrim e me kontratat e shitjes së apartamentit 65 m2 janë proceduar sipas policisë adminsitratori i biznesit të Allmuçës dhe ekonomisti i firmës ndërtuese.

Për herë të parë apartamentit Allmuça e kishte shitur për 30 mijë euro shtetasit G.Sh ndërsa më 17 mars 2018 e kishte rishitur tek shtetasi B.A në vlerën e 35 mijë eurove.

Allmuça është pronar i kompanisë së ndërtimit RISALBES të krijuar në Janar 2016, por pasi krijohet ky subjekt 5 muaj më pas bëhet me status të pezulluar.

Kjo kompani operon në fushën e ndërtimit dhe rihapet në Janar 2017 si subjekt aktiv pranë qendrës së regjistrimit të bizneseve.

Ky është operacioni i dytë në pak kohë nga policia e Tiranës në prangosjen e biznesmenëve mashtrues të cilët kanë rishitur disa herë apartamentet të cilat duhet ti dorëzonin me hipotekë por kanë abuzuar duke përfituar nga qytetarë të pafajshëm.