Shfaqet premiera e filmit “Gansteri Perfekt’, Alite: Bota me sheh ende si gangster, kam ndryshuar

14 Qershor 2018, 21:18 | Përditesimi: 15 Qershor 2018, 08:19

John Eduard Alite, një nga mafiozët më të mëdhenj amerikanë të viteve 80-90  me origjinë shqiptare ka ardhur në Tiranë bashkë me regjisorin e dokumetarit “Gansteri Perfekt’ që i dedikohet jetës së tij. Alite, i njohur si Alleto në SHBA ka folur për historinë e tij, një mafioz që ka bërë mbi 100 krime dhe pastaj kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Mafiozët që kanë bërë qindra krime, por më pas janë penduar dhe kthehen në rrugë të mbarë nuk janë  vetëm në skenarë filmash. Këtë e argumenton regjisori AndiDeliana, që ka bërë filmin dokumentar “Gansteri Perfekt’ për mafiozin shqiptarë JohnEduardAlite, i njohur në botën e krimit amerikan si “JohnnyAlletto”.

Premiera u shfaq këtë të enjte në një nga kinematë e Tiranës. Vetë personazhi kryesor në fokusin e këtij filmi erdhi në Tiranë për të bashkëbiseduar me shikuesit dhe medien. 

Filmi tregon se si Alite u kthye në një të penduar që bashkëpunoi me drejtësinë. Ai ishte “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinosJohnAngeliGotti-t në vitet 80-90. Që na viti 2003, kur zbuloi se e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, fshihet në Europë. Shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ndërkohë që fshihej në Brazil.

Ekstradohet pas një burgimi në Amerikë dhe dënohet vetëm me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në krime; vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje, sepse nisi të bashkëpunonte me autoritetet federale amerikane duke dhënë dëshmi për familjet e mëdha mafioze dhe bashkëpunëtorët e tij.  

Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe mbrojtjes së dëshmitarit. Tashmë për Aliten sfida është t’i tregojë botës se të qenit një gangster i përket të shkuarës.