Shfaqja “Princi dhe i varfëri” në Teatrin Eksperimental

10 Mars 2019, 18:24

Historia mbresëlënëse e autorit Marc Twain, “Princi dhe i varfëri” ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për fëmijët. Në rreth një orë, vepra me të cilën janë rritur breza të tërë vjen për publikun e vogël. Në qendër të shfaqjes është djaloshi endacak Tom Kenti, i cili shquhet për vullnetin e hekurt, që ka për t’u bërë princ. Ndërsa, Eduard Tudor, është princi i Uellsit. Të dy personazhet takohen një ditë, duke i dhuruar publikut shumë aventura dhe të papritura.

“Tani fëmijët po shkojnë drejt historive moderne, por nuk do të doja që të humbasin gjurmët e tregimeve që ne jemi rritur. Mark Twain është një autor shumë i madh, që do të doja që të njihej nga fëmijët, se është pjesë e kurrikulave mësimore.  Zgjodha “Princi dhe i varfëri”, sepse do t’i ndihmojë fëmijët që të kuptojnë se secili ka një histori ndryshe edhe nuk duhet që ta krahasojë veten me të tjerët. Më e fshehur është edhe mesazhi, i të drejtave të fëmijëve. Tomi është një fëmijë i keqtrajtuar nga i ati, për këtë arsye doja që të vija “Princin dhe i varfëri”, tregon Franceska Hysi