“Shfryn” emigrantja: Shqiptarët në perëndim rrinë si pula ndërsa këtu bëhen gjela

19 Dhjetor 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-12-19 11:28:32

Një zonjë që kishte jetuar jashtë shtetit për 17 vite telefonoi sot në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv . Ajo tha se vaksina duhet bërë dhe morri disa shembuj krahasues mes jetës në vendet europiane dhe asaj këtu në Shqipëri. Zonja sqaroi se shqiptarët atje ku jetojnë e punojnë i zbatojnë rregullat dhe e mbylli duke thënë: Shqiptarët në perëndim rrinë si pula ndërsa këtu bëhen gjela.