Shi, breshër dhe temperatura të ulëta, 'plakat e prillit' rikthejnë dimrin në kryeqytet

11 Prill 2019, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2019-04-11 21:33:12

Ndonëse nisi me diell, muaji Prill nuk i ka shpëtuar luhatjeve të përhershme të asaj që njihet si periudha e 'Plakave të Prillit'.

Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshje shiu dhe breshëri të cilat do vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Përveç reshjeve, gjatë këtyre ditëve është vënë re edhe një luhatje temperaturash të cilat kanë rënë me disa gradë nga ato të ditëve të mëparshme.