Shi dhe dëborë në të gjithë vendin, meteorologët: Reshjet prezente edhe në ditët në vijim

31 Janar 2019, 15:51

Klesiana Omeri
Rikthehet moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur pothuajse në të gjithë vendin. “Kemi pasur një aktivizim të dendur të reshjeve në të gjithë territorin e vendit, por reshjet më të dendura kanë qenë në qendër dhe në veri të vendit. Për sa i përket dëborës kemi pasur një zbritje të saj, deri në 500-600 m mbi nivelin e detit duke përfshirë një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Paraditja e sotme ka filluar me reshje, ndërsa në mesditë pritet një përmirësim i situatës”, thotë meteorologia Adiola Bani. 

Sa i përket ditëve në vijim, meteorologia Adiola Bani thotë se moti do të jetë i paqëndrueshëm, shkak i kthjellimeve dhe vranësirave të shumta. Zona veriore do të vazhdojë të jetë më problematike sa i përket reshjeve të dëborës. 

“Sa i përket ditëve në vijim ,oti do të ketë reshje dhe kthjellime të shumta. Intensiteti i reshjeve do të bjerë sot, dhe nesër do të ketë me intensitet të ulët. Sa i [ërket kushteve të paqëndryshme do të vijojnë deri në datë 5 ose 6 shkurt. Pritet një pauzë e reshjeve për 3 ose 4 ditë në muajin shkurt, për tu rikthyer sërisht”, thotë Bani. 

Sa i përket motit në kryeqytet, reshjet e shiut do të na shoqërojnë për ditë me rradhë, ndërsa dëborën kryeqytetasit nuk do të mund ta shijojnë si shkak i temperaturave të larta.