Shifrat e COVID vijojnë rriten, shqiptarët në dy anët e kufirit nuk e 'vrasin' mendjen! Vazhdon turizmi, fluks në Morinë

30 Tetor 2020, 14:42

MORINË- Temperaturat e larta kanë bërë që shqiptarët nga të dyja anët e kufirit në Kosovë e Shqipëri të harrojnë shifrat e larta të COVID-19 dhe të udhëtojnë për të shfrytëzuar ditët e fundit të ngrohta para se të vijë dimri.

Sipas burimeve të Report Tv në Pikën Kufitare të Morinës dita e sotme ka shënuar një fluks të madh qytetarësh dhe mjetesh , respektivisht në Shqipëri kanë hyrë 2500 makina dhe rreth 13 mijë qytetarë, ndërkohë drejt Kosovës kanë ikur 1120 automjete me rreth 8900 qytetarë. Policia kufitare kanë punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me nga 7 sportele, por sërish pati radhë të gjata automjetesh.