Shifrat e larta me covid, Rakacolli: Nuk ka rikthim të karantinës, shtyhet me një javë hapja e transportit publik

12 Qershor 2020, 18:20

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve situata është nën kontroll dhe se nuk ka kthim pas me strategjinë e rihapjes. Pra vendi nuk i rikthehet karantinës, ndërsa për shkak të riskut të lartë që ka shërbimi i transportit publik, hapja e tij do të shtyhet dhe me një javë.