Shifrat ZYRTARE të donacionave për rindërtimin: Kryeson KE me ndihmën më të madhe! 295.7 mln € dhuratë ndaj Shqipërisë

21 Shkurt 2020, 15:09

Komisioni Evropian ka publikuar shifrat përfundimtare për paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve.  1 miliardë e 152 milionë euro i është ofruar Shqipërisë në nga vendet pjesëmarrëse për rindërtimin e banesave. Nga kjo vlerë e vënë në dispozicion si për ndërtimin ashtu edhe për riparimin e dëmeve rreth 295.7 milionë euro janë ndihma pra grante, 853 milionë është kredi dhe 3.4 milionë euro janë ndihma për mallra.