'Shigjetat' prangosin dy të rinjtë që furnizonin Bllokun me kokainë, sekuestrohen dozat gati për shitje

21 Shkurt 2020, 09:27

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona për shpërndarje droge, ndërsa sekuestroi 402.7 gr kokainë, një peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Selita”. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat” në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme. Të arrestuarit janë L. T. 33 vjeç dhe V. T. 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë.