Shijak/ Rama me banorët e prekur nga tërmeti, inxhinieri: Raportin final për objektet e dëmtuara e japim të premten

10 Dhjetor 2019, 13:31

Kryeministri Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Shijakut ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit.

Duke folur me inxhinierët që janë në terren për të inspektuar të gjitha banesat e dëmtuara, Rama ka bërë me dije se të premten të gjitha grupet e punës në Shijak do të dalin me një bilanc përfundimtarë për dëmet.

Rama: Kur e japim raportin?

Inxhinieri: Raporti final e japim të premten. Kemi shumë njerëz në terren.