Shirat e dendur, bllokohet rruga që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër

8 Janar 2021, 08:54

Shirat e dendur që kanë përfshirë vendin prej ditësh kanë sjellë dhe problematika në qarkullim. Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër. Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë e përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore.