Shirat e dendur gjatë natës/ Ndahet në dysh ura e kanalit ujitës në Finiq, Report Tv sjell pamjet

25 Janar 2021, 10:29

Shirat e shumtë kanë shkatërruar gjatë natës urën e kanalit ujitës "Thoma Filipeu" në Livinë, Bashkia Finiq. Kanali ujitës është ndërtuar gjatë viteve të komunizmit dhe shërbente për vaditjen e gjithë fushave të Vurgut. Më herët gjatë një takimi me ish ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, kryetari i Bashkisë Finiq kishte kërkuar rikonstruksionin e kësaj vepre ujitëse.