Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje të tokës në Sarandë, hapet gropa 6 metra e thellë pranë Syrit të Kaltër

15 Mars 2021, 18:55

Rrëshqitje të dherave ka pasur në Krongj në zonë e Syrit të Kaltër në Sarandë, si pasojë e reshjeve të shiut. Gropa e hapur është e konsiderueshme me një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dheu duket se ka qenë i butë dhe jo i ngjeshur, i kombinuar edhe me shirat në zonë, kanë shkaktuar gropën e krijuar, që është e mbushur me ujë.