Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë dëmtime Vlorë! Pemë e kabina të rrëzuara në Lungomare

28 Shtator 2020, 08:31

Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës këtë të hënë.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka shkaktuar disa dëmtime përgjatë Lungomares.

Disa pemë dhe kabina prej druri janë rrëzuar.

Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të motit të keq.