SHISH bën gati raportin: Shqipëria, në qendër të vëmendjes të shërbimeve të huaja! Vendet jo miqësore amplifikojnë tensionet ndëretnike e ndërfetare në rajon

21 Qershor 2022, 21:19

Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës, të cilat grumbullojnë informacion për zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë. Shërbimi Informativ Shtetëror në raportin e përgatitur për vitin 2021 nënvizon se pozicionimi properëndimor i vendit tonë, stërvitjet ushtarake të NATO dhe projektet në fushën e mbrojtjes janë në qendër të vëmendjes së ‘spiunëve të huaj’.