Ervis Bruçi 21 vjeç, E. M adoleshent 17-vjeçar, të dy nga Tirana, dhe Rron Berisha 26 vjeç nga Prishtina janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi shpërndanin drogë ekstazi dhe MDMA në këtë qytet. Policia ka sekuestruar 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 141 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash.
